E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rustem Gjata: Ndryshimet në Kodin Penal, të drejta ashpërsimet e dënimeve

22-09-2012 / Gazeta 55

Konsitucionalisti flet për propozimet e kryeministrit Berisha lidhur me dënimet e vrasësve dhe atentatorëve të pjesëtarëve të policisë

Propozimet e kryeministrit Berisha për ndryshime në kodin penal lidhur me vrasjet e efektivëve të policisë dhe vrasjeve të gjakmarrjes, konsitucionalisti Rustem Gjata i konsideron si të nevojshme. Gjata thotë se duhet të përdoren të gjitha mjetet për mbrojtjen e policisë dhe ndërhyrja në kodin penal për ashpërsimi e dënimeve ndaj atyre që vrasin policët dhe atyre që vrasin për gjakmarrje është me vend.
Konsitucionalisti Gjata thotë se nëse një krim ka tendencë të rritet atëherë duhen bërë studime të thela dhe më pas të ndryshohet edhe legjislacioni. Lidhur me situatën aktuale të vrasjes së efektivë të policisë apo për motive gjakmarrje Gjata shprehet se prokuroria dhe gjykatat kanë borxhin e vet.
Gjykatat duhet të jenë më transparente në vendimet e saj ndërsa policia dhe prokuroria nuk duhet të lënë vrasje pa zbuluar pasi sipas tij zbulueshmëria e vrasjeve ka ndikim në uljen e numrit të tyre.
Sipas Rustem Gjatës dënimi nuk është gjithçka, pasi duhet punuar edhe në parandalimin e veprave penale.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›