Izrael- Makina përplaset me turmën në Tel Aviv, të paktën 14 të plagosur

Të paktën 14 persona janë plagosur rëndë pasi një makinë u përplas me turmën pranë Tel Avivit në Izrael. Sipas mediave lokale, drejtuesi i mjetit ka kryer sulm me thikë duke lënë disa të lënduar.
Sipas policisë izraelite, ngjarja e rëndë po hetohet ndërsa i bëjnë thirrje publikut të ndjekin udhëzimet e policisë.
“Pas një incidenti të rëndë të shpalosur në Raanana, forcat e policisë janë në vendngjarje dhe rrethanat po hetohen. I bëhet thirrje publikut të qëndrojë vigjilent dhe të ndjekë udhëzimet e policisë”, shkroi Policia e Izraelit në një postim në X.
/rtsh.al/