E Diel, 1 Nëntor 2026

Izrael, 80% e hebrenjve pesimistë për paqen me Palestinën

JERUSALEM- Më shumë se tre të katërtat e hebrenjve izraelitë ndihen pesimistë në lidhje me shanset e arritjes së një marrëveshje paqeje me palestinezët në negociatat e nisura javën e kaluar në Uashington, sipas një sondazhi të kryer sot. 

''Raundi i ardhshëm i bisedimeve do të mbahet në Lindjen e Mesme, në Izrael dhe Territoret Palestineze gjatë javës së dytë të gushtit'', sipas ministres së Drejtësisë Tzipi Livni, e cila kryeson palën izraelite. 

Sipas sondazhit, 80 për qind e hebrenjve të Izraelit besojnë se shanset për një marrëveshje janë "relativisht të pakta " ose "shumë të pakta " kundrejt 18 për qind që mendojnë se janë "të mëdha "ose "shumë të mëdha". 

Arabët izraelitë, të cilët përbëjnë 20 për qind të popullsisë, ndihen më optimistë, 47 për qind e tyre besojnë se shanset e arritjes së një marrëveshjeje janë "të mëdha" ose ''shumë të mëdha".
Përveç kësaj, 64 për qind e izraelitëve besojnë se udhëheqësit palestinezë nuk janë të sinqertë në rifillimin e negociatave. Rreth temave që do të diskutohen, 62,5 për qind e hebrenjve të Izraelit kundërshtojnë tërheqjen e
vitit 1967 që u shoqërua me ndryshime kufijsh.
Në të kaluarën, Izraeli ka paraqitur mundësinë e aneksimit të vendbanimeve ku jetojnë shumica e kolonëve në Bregun Perëndimor në shkëmbim të territoreve nën sovranitetin izraelit.
Ky sondazh u krye nga Instituti izraelit për Demokraci, në Universitetin e Tel Avivit, me pjesëmarrjen e 602 qytetarëve.
Marzhi i gabimit është 4,5 për qind.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›