Taçi, i shtrënguar t'u shesëaksionet e "ARMO"-s azerëve
Të tjera rreth shkrimit FOTO/ARMO dhe punonjës në rafineri
TIRANE- Rreth 5 vite nga privatizimi, kompania e përpunimit të naftës ARMO ka ndërruar pronar. Mësohet se biznesmeni Rezart Taçi ka nënshkruar ditën e djeshme, më 6 gusht, marrëveshje me një korporatë nga Azerbajxhani për shitjen e 85 % të aksioneve që zotëronte në ARMO. Ndonëse nuk bëhet e ditur shuma e këtij transaksioni, sipas marrëveshjes, korporata azere do të jetë pronare e dy rafinerive të naftës, në Ballsh dhe Fier.
Gjithashtu, kjo korporatë ka marrë përsipër që fillimisht të shlyejë të gjitha detyrimet e prapambetura ndaj shtetit, bankave dhe shoqërive të tjera. Ndërsa, menjëherë pas kësaj faze pritet të nisë një investim i konsiderueshëm për rinovimin e teknologjisë, çka do të shtonte prodhimin dhe cilësinë e tij sipas parametrave ndërkombëtarë.
Kompania ARMO, që është e vetmja në Shqipëri për përpunimin e naftës, u privatizua në muajin Shtator 2008 në vlerën prej 128 milionë euro. Përpara privatizimit rafineria e Ballshit, që është dhe më e madhja në vend kishte një kapacitet prej 1 milion ton në vit, ndërsa ajo e Fierit prej 500 mijë ton dhe përdoret kryesisht për prodhimin e bitumit. Pas investimeve të kryera kapaciteti i rafinimit të naftës në rafinerinë e Ballshit u rrit në 1,5 milion ton në vit dhe kapaciteti i depozitimit në 220 mijë metër kub. Gjatë këtij viti pritet të rritet prodhimi i naftës në vend me 18%.
MARREVESHJA
Marrëveshja për shitjen e kompanisë ARMO dhe kalimi i pronësisë tek azerët ndikon në ekonominë vendase, pasi prej shumë vitesh kjo industri që përbën pjesën më determinuese të të ardhurave, që gjeneron për vetë shtetin por edhe në zënien me punë si dhe të përmirësimit të ndjeshëm cilësisë së karburanteve, shkon në dorën e ekspertëve dhe të atij vendi që së bashku me projetin tjetër shumë të rëndësishëm TAP do të krijojë menjëherë të tjera shanse për qeverinë e re.
KOMPANIA ARMO
Këshilli i Ministrave miratoi privatizimin e kompanisë së rafinerive të naftës me vendim të posaçëm në 3 shtator 2008. Sipas Vendimit të Këshilli të Ministrave u parashikua që në kontratën e privatizimit 85 për qind të aksioneve të kalonin nga pronë e shtetit në sektorin privat. Në kohën e nënshkrimit të kontratës vendimi i privatizimit u cilësua si një ndër më të suksesshmit. Kompania u privatizua me vlerën 128 milionë euro.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)