Kosovë, regjistarat e gjendjes civile kthehen nga Serbia
PRISHTINË- Në Agjencinë e Regjistrimit Civil të Kosovës u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimit të Librave të certifikuara të gjendjes civile, të kthyer nga Serbia për komunën e Podujevës dhe Gjilanit.
Librat e tillë, Ministria kosovare e Punëve të Brendshme më parë i ka dorëzuar komunës së Prishtinës, Obiliqit, Fushë Kosovës , Gllogovcit dhe Lipjanit.
Kthimi i regjistrave të gjendjes civile, të skanuar dhe të certifikuar, është pjesë e marrëveshjes së 2 korrikut 2011, në mes të delegacioneve të Prishtinës dhe Beogradit.
Në 6 dhjetor 2011 njoftohej se ishte bërë certifikimi i librit të parë të regjistrit civil, nga Janjeva - komuna e Lipjanit, ndërsa mbeteshin edhe 14.000 libra tjerë për t’u certifikuar.
(m.a/ata/BalkanWeb)