E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Izrael, Netanyahu mandatohet për krijimin e qeverisë

Presidenti i Izraelit mandatoi sot zyrtarisht ish-kryeministrin, Benjamin Netanyahu, për të formuar qeverinë. Pritet që qeveria e re të jetë koalicioni më i djathtë i Izraelit në historinë e saj politike.

Zgjedhjet e zhvilluara në fillim të këtij muaji, treguan një fitore të qartë për Netanyahun dhe aleatët e tij ultra-ortodoksë dhe ultranacionalistë.

Netanyahu ka gjashtë javë kohë për të mbyllur negociatat për krijimin e qeverisë.

Netanyahu shfaqi ton pajtues kur Presidenti ceremonial i Izraelit, Isaac Herzog, i dha atij detyrën për të formuar  qeverinë. 

Netanyahu hodhi poshtë shqetësimet e liberalëve izraelitë dhe disa prej aleatëve ndërkombëtarë se Izraeli po “hynte në një tunel të errët” me qeverinë që ai do të drejtojë.

“Ne do të bëjmë gjithçka për një qeveri të suksesshme, të përgjegjshme dhe të përkushtuar, që do të punojë për të mirën e të gjithë banorëve të shtetit të Izraelit, pa përjashtim,”- tha ai. Apnews

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›