Përplasen dy avionë të kohës së Luftës së II Botërore, dyshohet për 6 viktima

Dy avionë të kohës së Luftës së Dytë Botërore janë përplasur gjatë një parade ajrore në shtetin amerikan të Teksasit, duke shkaktuar vdekjen e të paktën dy personave. Pamjet e publikuara nga ngjarja tregojnë një prej avionëve që godet tjetrin në lartësi të ulët.
Mjetet po merrnin pjesë një një paradë ajrore pranë Dallasit, e cila u zhvillua për të nderuar veteranët në ditën kombëtare të tyre. Shoqata e pilotëve, që pëfaqëson pilotët e linjave ajrore amerikane, tha se dy ish- anëtarë të saj ndodheshin mes personave që humbën jetën.
Disa media raportojnë se nga përplasja mund të kenë humbur jetën gjashtë persona. Administrata federale e aviacionit tha se do të hetonte shkaqet e përplasjes.
/rtsh.al/