Zgjedhjet në SHBA/ Rezultati në Nevada vulos ndarjen e Senatit mes Demokratëve dhe Republikanëve

Demokratët janë tashmë një vend larg kontrollit të shumicës së Senatit të SHBA vitin e ardhshëm, ndërsa numërimi i votave në Nevada duket se do të përcaktojë gjithçka. Nëse senatori aktual demokrat Catherine Cortez Masto arrin të mundë republikanin Adam Laxalt në Nevada, atëherë partia e saj do të kontrollonte 50 nga 100 vendet e Senatit.
Senati aktualisht është i ndarë 50-50 midis demokratëve dhe republikanëve dhe një Senat i kontrolluar nga demokratët do t’i siguronte presidentit Joe Biden vijimin e politikave të tij.
Me performancën e dobët të republikanëve në zgjedhje, edhe nëse ata fitojnë kontrollin e ngushtë të shumicës qoftë të Senatit apo Dhomës së Përfaqësuesve , Trump është fajësuar për humbjen e shumë prej kandidatëve të partisë së tij.
Në Nevada vijon numërimi i votave, ku deri më tani janë numëruar gati 97% e tyre dhe kandidati republikan, Adam Laxalt kryesonte me rreth 800 vota. Megjithatë, votat e panumëruara nga bastionet e kandidatit demokrat, Cortez Masto mund ta çojnë atë drejt fitores./ Reuters
/rtsh.al/