E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Izrael/ Samiti Botëror kundër Terrorizmit, Nikolla: Shqipëria, në krah të SHBA, BE dhe NATO

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka marrë pjesë në samitin botëror kundër terrorizmit, zhvilluar në Izrael. Në fjalën e saj ajo theksoi pozicionimin e Shqipërisë krah SHBA, BE dhe NATO por edhe se dilemat e politikave të zgjerimit të BE-së, u kanë lenë vend penetrimit dhe ndikimit të influencave joperëndimore në Ballkanin Perëndimor.

Nikolla tha se arritja e aleancave ushtarake mbrojtëse nuk ndiqet gjithmonë nga partneriteti dhe aleancat politike duke sjellë këtu shembullin e NATO-s dhe BE-së, ku sot pas 32 vjetësh, duket qartë që NATO ka ecur më shpejt se BE në pranimin e vendeve që dikur i përkisnin njëaleance ushtarake kundër saj.

Kryeparlamentarja Nikolla tha se terroristët dhe shtetet luftënxitëse shfrytëzojnë çdo arritje teknologjike për të goditur paqen, demokracinë, mirëqenien dhe sistemin demokratik.

Nikolla përmendi edhe ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike të vendit tonë me Iranin, për shkak të provave se ky vend kishte sponsorizuar sulmin kibernetik ndaj faqeve qeveritare të Republikës së Shqipërisë.

/rtsh/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›