E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izrael denohet ish presidenti Moshe Katsav

Pas një procesi gjyqësor që zgjati 5 vjet shpallet fajtor për përdhunim ish kreu i shtetit izraelit. Drejtësia izraelite ka shpallur fajtor për dy raste të abuzimit seksual ish presidentin, Moshe Katsav. Ai rrezikon një dënim prej 16 vjet heqje lirie. Moshe Katsav, 65 vjeç, dha dorëheqjen nga presidenca në vitin 2007 për shkak të ngritjes së akuzave.

Ai u zëvendësua nga Shimon Peres. Akuzat kundër ish presidentit u ngritën nga dy ish punonjëse në ministrinë e Turizmit në kohën kur Katsav ishte në krye të kësaj ministrie. Vetë Katsav i detyruar të japë dorëheqjen për shkak të këtij skandali ka mohuar akuzat e ka deklaruar se është i pafajshëm.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›