E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vatikani, agjensi e re kundër larjes së parave

Vatikani ka krijuar një agjenci të re për mbikëqyrjen financiare dhe ka miratuar ligje të reja që janë në përputhje me rregullat ndërkombëtare kundër larjes së parave dhe kundër financimit terrorist.

Dekretet janë miratuar, ndërsa banka e Vatikanit mbetet e implikuar në një hetim të pastrimit të parave që rezultoi me 31 milonë dollarë të konfiskuara.

Dy zyrtarët e lartë të bankës mbeten nën hetime.

Papa Benedikti XVI ka nënshkruar dokumentet të enjten, duke thënë se Vatikani dëshiron t`iu bashkohet vendeve të tjera në luftën ndaj këtyre dukurive.

Dekreti krijon Autoritetin Informativ Financiar, që siguron se transaksionet finaciare kryhen në përputhje me ligjet dhe në bashkëpunim me BE-në.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›