Trazira ne Athine shperthim ne Gjykate

Në prag të ndërrimit të viteve rikthehet tensioni në vendin e goditur nga kriza ekonomike e përlpasjet e forta sociale. Një shpërthim ka tronditur mëngjesin e sotëm ndërtesën e Gjykatës së shkallës së parë në kryeqytetin grek, Athinë. Agjencitë e lajmeve njoftojnë se ndërtesa pësoi dëmtime ndërsa shpërthimi u dëgjua në disa lagje të kryeqytetit.
Sipas të dhënave të policisë greke, më herët ishin bërë telefonata paralajmëruese në një gazetë në Athinë si edhe në një televizion. Policia reagoi në kohë duke evakuuar menjëherë punonjësit e zonën përreth. Dëshmitarë nga vendngjarja folën për të paktën makina të përfshira nga flakët ndërsa kanë pësuar demtime dhe 6 të tjera. Mjeti shpërthyes ishte vendosur në një motor të parkuar para ndërtesës. Deri tani policia nuk është prononcuar mbi persona apo grupime të dyshuara për kryerjen e këtij sulmi. Gjatë dy viteve të fundit shpërthimet në Athinë kanë qenë të shpeshta, për to janë akuzuar grupe majtiste.
Delina Bitraku