E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izrael, kërkohet rotacion pushteti midis Kadimas dhe Likud

Tel Aviv -Ministri izraelit i Sigurisë së Brendshme, Aviv Dichter kërkoi sot që partia e tij centriste Kadima dhe partia e djathtë Likud të ushtrojnë pushtetin nëpërmjet rotacionit. "Rotacioni i pushtetit është minimumi që Kadima mund të kërkojë me qëllim që të ketë një qeveri të stabilizuar.(...) Nëse ai nuk merr përsipër pushtetin, ai do të shkojë tek opozita'', deklaroi Dichter për radion publike. "Tzipi Livni pranoi preferencën e opinionit publik dhe Benjamin Netanyahut. Duhet një ekuilibër i drejtë mes dy formacioneve'', shtoi ai.

Dichter nënvizoi se ''vetëm një koalicion qeveritar i qëndrueshëm duke përfshirë partinë Likud dhe Kadima do të mund t'i bëjë ballë sfidave me të cilat duhet të përballet Izraeli si konflikti me Hamasin në Rripin e Gazës, krizën ekonomike, ndryshimin në sistemin politik izrealit, kërcënimi nga programi bërthamor i zhvilluar nga Irani''.

Kadima është partia kryesore izraelite e cila fitoi 28 vendet në zgjedhjet legjislative që u zhvilluan më 10 shkurt kundër 27 vendeve për partinë Likud.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›