Meta akuza qeverisë
Lushnjë -Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta është ndalur sot në Lushnjë, në takim me anëtarë dhe simpatizantë të kësaj force politike. Në këto momente, tha Meta, jashtë këtij ambienti, në rrugët e Lushnjës, në rrugët e Tërbufit, etj, mund të takosh njerëz të stresuar, nga ankthi që mbartin për të ardhmen apo për të plotësuar nevojat e familjes së tyre, apo të ardhmen e fëmijëve të tyre, ndërsa këtu shikojmë shumë të rinj e të reja, apo edhe përfaqësues të gjithë gjeneratave edhe të moshës së tretë, të cilët besojnë që përballë këtij aktiviteti të zymtë ekonomik dhe social që ofron Gërdec-Qeveria e Sali Berishës.
“Pak ditë më parë pas më shumë se një viti, Kryetarja e Parlamentit, e cila shkeli të gjitha procedurat pranoi të fuste për diskutim P/ligjin për kujdesin ndaj moshës së tretë të hartuar nga LSI-ja dhe Sindikata e Pensionistëve”-theksoi Meta.
Më pas Meta u shpreh se “Qeveria jonë, e cila harxhon para pa fund për gjëra krejtësisht të panevojshme, injoron 380 mijë pensionistë, kur ndërkohë fatura financiare për këtë P/ligj ishte vetëm 60 milion dollarë. Janë ata pensionistë që veprat e ndërtuara prej tyre Berisha i shkatërroi për ta kthyer Shqipërinë në Vitin zero. Janë ata të cilët vuajnë çdo ditë rritjen e çmimeve që vjen si rezultat të politikave të gabuara të kësaj Qeverie”.
Më pas Meta u ndal në gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet sot bujqësia dhe alternativat dhe programin konkret që LSI do të ketë për të zhvilluar këtë sektor të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare.
“Ndërsa mikut tim Rama do t'i thosha, se përpara se të vish e tu tregosh lushnjarëve se si mbidhet kastraveci dhe domatja, rregulloje atë Sheshin "Skëndërbej" që është për faqe të zeze, që për 9 vjet si Kryetar Bashkie nuk e ke rregulluar. Sepse po të bësh qoftë dhe pesë xhiro në këtë shesh, duhet ta çosh makinën në servis”-përfundoi Meta.