E Diel, 1 Nëntor 2026

Izrael, lufta nderpret kampionatet e futbollit

Lufta ne Lindjen e Mesme ka ndalur oren edhe per futbollin izraelit. Mesymja e ushtrise se Izraelit ne territoret e Rripit te Gazes ka bere qe Federata Izraelite e Futbollit te pezulloje per nje afat te pacaktuar kampionatin vendas te futbollit.

“Nuk do ishte me vend te vazhdonim te luanin ne nje kohe qe banoret e zonave te jugut jane nen kercenimin e raketave dhe jetojne cdo moment ne rrezik”, thuhet ne nje komunikate zyrtare te publikuar nga federata. Ky vendim perfshin te gjitha nivelet e kampionatit dhe jo vetem divizionin e pare.

Kjo ndalese mund te ndikoje negativisht ne ecurine e futbollit ne Izrael, pasi nje shtyrje e gjate do te shtynte edhe kohen e perfundimit te kampionatit, cka do te pasohej nga nje periudhe e shkurter pushimesh per lojtaret.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›