E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tevez, presion ndaj Manchester per kontraten

Caros Tevez kerkon t’i jape fund ecejakeve sa ne nje klub ne tjetrin, duke synuar nje kontrate te gjate me nje skuader.

Sulmuesi argjentinas, aktualisht ne radhet e Manchester United, ka dhene nje interviste per “Radio del Plata”, ku eshte shprehur se kerkon stabilitet ne karrieren e tij.

“Nese del nje skuader qe me ofron nje kontrate 5 vjecare do firmos menjehere. Kam shume nevoje per qetesi”, thekson lojtari, kartonin e te cilit e zoteron “Media Sports Investment”.

“Deshira ime eshte te qendroj tek skuadra ku luaj aktualisht por askush nuk me ka bere nje oferte dhe kjo gje me bezdis. Nese Manchester do te me mbaje, atehere duhet te paguaje. Nese qendroj dua qe te gjithe te jene te kenaqur”, pohon Tevez. Nderkohe, gazeta spanjolle “Marca” shkruan se argjentinasi deshiron te transferohet tek Real Madrid ose ne Itali tek Interi.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›