Izrael, protestë ndaj reformës gjyqësore. Gjykata e Lartë njofton se do të shqyrtojë anulimin e ligjit në shtator

Kryeqyteti i Izraelit Tel Avivi u përfshi përsëri nga protestat kundër reformës gjyqësore të miratuar nga qeveria e kryeministrit Benjamin Netanyahu.
Me flamuj e pankarta kundër reformës, mijëra izraelitë u mblodhën në Bulevardin Rothschild, një nga pikat më të frekuentuara të kryeqytetit Tel Aviv, duke brohoritur “demokraci, demokraci”.
Disa protestues hodhën pishtarët e tyre të ndezur drejt Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa policia ndërhyri duke përplasur forcërisht me ta dhe hodhi ujë me presion për t’i shpërndarë.
Reformat kontroverse e kanë ndarë vendin në dysh dhe kanë nxitur njërën prej lëvizjeve më të mëdha protestuese në historinë e këtij shteti. Projektligji i heq autoritetin e Gjykatës së Lartë për të rrëzuar vendimet e qeverisë nëse ajo konsideronte se “nuk i shërbenin interesit publik, ishin të paarsyeshme ose krijonin konflikt interesi”.
Koalicioni qeveritar i Netanyahut, i cili përbëhet nga partia e ekstremit të djathtë dhe ajo ultra-ortodoks, argumenton se ndryshimet nevojiten për të siguruar një pushtet më të baraspeshuar mes zyrtarëve të zgjedhur dhe gjykatave. Megjithatë, Gjykata e Lartë e Izraelit ka njoftuar se do të shqyrtojë kërkesat për anulimin e ligjit në shtator.
Gazetar Artur Mata
/RTSH/