E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ministrja e Jashtme e Francës: Presidenti Mohamed Bazoum është në gjendje të mirë shëndetësore

Ministrja e Jashtme franceze Catherine Colonna ka deklaruar se Presidenti i Nigerit, Mohamed Bazoum është në gjendje të mirë shëndetësore.

Mbështetësit e grushtit të shtetit sulmuan të enjten (27 korrik), selinë e partisë së presidentit të rrëzuar, duke i vënë flakën, gjuajtur me gurë dhe duke djegur makina.

Ushtria tani ka dhënë mbështetjen e saj për trupat që arrestuan Bazoum të mërkurën. Rusia i është bashkuar vendeve të tjera dhe OKB-së në thirrjen për lirimin e tij.

64-vjeçari u zgjodh president i Nigerit dy vjet më parë dhe ka qenë një aleat kryesor perëndimor në luftën kundër militantëve islamikë në Afrikën Perëndimore.

SHBA dhe Franca, ish-fuqia koloniale, të dyja kanë baza ushtarake në vendin e pasur me uranium-dhe e kanë dënuar ashpër grushtin e shtetit.

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken thirri Bazoum duke i premtuar “mbështetje të palëkundur” të Uashingtonit.

Kombet e Bashkuara (OKB) thanë se kanë pezulluar operacionet e saj humanitare në Niger. Është e paqartë nëse grushti i shtetit ishte arsyeja e pezullimit. OKB-ja ka thënë më parë se më shumë se katër milionë njerëz në Niger kanë nevojë për ndihmë humanitare. Po ashtu, të enjten, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres kërkoi lirimin e Bazoum “menjëherë dhe pa kushte”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›