E Diel, 1 Nëntor 2026

Izrael vriten 4 persona ne nje banke

Ka përfunduar në një tragjedi një përpjekje për vjedhjen e një banke në jug të Izraelit.
Bilanci i ngjarjes së rëndë është pesë të vdekur.
Një 40 vjecar së bashku me bashkëpunëtorin e tij ka hyrë në bankë duke ekzekutuar me gjakftohtësi katër klientë dhe më pas ka vrarë veten. Ndërsa bashkëpunëtori i tij është plagosur nga policia.
Sipas të dhënave të para ajo që ka detyruar 40 vjecarin të bëjë një gjest të tillë ishte ngrirja e llogarisë së tij bankare pasi kishte grumbulluar një borxh prej 1200 eurosh.
Dhe pse emri i tij nuk është bërë ende publik, dihet se ai ka qebë pjesë e rezerva në ushtrinë izraelite.
Por policia nuk mendon se qëllimi kryesor i tij ka qenë grabitja, ai mendohet se ka shkuar atje me idenë e qartë për të vrarë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›