KQZ vendos kohen e transmetimit ne RTSH per fushaten zgjedhore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi në mbledhjen e sotme caktimin e kohës së transmetimit në Radiotelevizionin Publik të fushatës zgjedhore të partive politike të regjistruara si subjekte zgjedhore, për zgjedhet e Kuvendit të datës 23 Qershor 2013. Me 4 vota pro KQZ vendosi caktimin e një minutazhi kohor transmetimi të barabartë prej 60 minuta, përkatësisht në Televizionin dhe Radion Publike, për pasqyrimin e fushatës zgjedhore të partive parlamentare që në zgjedhjet e vitit 2009 kanë marrë më shumë se 20% të vendeve në Kuvend. KQZ vendosi caktimin e një minutazhi kohor transmetimi të barabartë prej 30 minuta, përkatësisht në Televizionin dhe Radion Publike, për pasqyrimin e fushatës zgjedhore të partive parlamentare që në zgjedhjet e vitit 2009 kanë marrë më pak se 20% të vendeve në Kuvend. KQZ vendosi caktimin e një minutazhi kohor transmetimi të barabartë prej 10 minuta, përkatësisht në Televizionin dhe Radion Publike, për pasqyrimin e fushatës zgjedhore të partive joparlamentare. KQZ vendosi caktimin e një minutazhi kohor transmetimi të barabartë prej 5 minuta, përkatësisht në Televizionin dhe Radion Publike, për pasqyrimin e fushatës zgjedhore të kandidatëve të mbështetur nga zgjedhësit.
Po sot KQZ vendosi të ndryshojë pikën 2 të vendimit Nr.426 për renditjen e fletës së votimit të partive politike që kandidojnë më vete, koalicioneve zgjedhore dhe kandidatëve të mbështetur nga zgjedhësit, KQZ me short përcakton renditjen e partive politke, pjestare në koalicionin zgjedhor, Brenda hapësirës që i përket koalicionit zgjedhor në fletën e votimit. Në rast së në përfundim të hedhjes së shortit renditen njëra pas tjetrës parti të cilat janë emërtime dhe shkronja nistore të përafërta, partia e renditur e dyta do të zhvendoset në renditje deri në katër rradhë më poshtë ose më lart, deri sa të mos ketë parti me emërime dhe sigla të përafërta njëra pas tjetrës.