Izraeli, 60 vjet më pas, arabët ende mbeten "të huaj"
Ndërsa hebrenjtë festojnë 60-vjetorin e shtetit të tyre, bashkimin dhe rilindjen kombëtare, arabët që përbëjnë 20% të popullsisë së vendit nuk do të bashkohen me ta. Më të integruar se kurrë më parë dhe shumë më të lirë se pjesa më e madhe e arabëve, 1.3 milionë qytetarët arabë që jetojnë në Izrael ndahen ende nga një hendek i madh me banorët izraelitë dhe ndihen vazhdimisht të huaj dhe të tepërt. Dje, në ditën e pavarësisë, mijëra arabë u mblodhën në fshatrat e tyre të dikurshëm për të protestuar ndaj asaj që në gjuhën e tyre e cilësojnë "nakba", ose katastrofa. Kjo katastrofë është lindja e shtetit hebre. Për pjesën më të madhe të izraelitëve, identiteti hebre është qendror për kombin, është arsyeja e krenarisë së të jetuarit në atë vend, lidhja që ndiejnë me historinë. Por arabët e Izraelit, përfshi edhe ata që janë integruar më mirë, mendojnë se për mbijetesën e gjatë të vendit duhet kërkuar një tjetër identitet. "Unë nuk jam hebre. Nëse ata e përkufizojnë këtë si një shtet hebre, e mohojnë ekzistencën time këtu", thotë me një hebraishte perfekte një gazetar radioje arab, i cili jeton dhe punon në Jerusalem. Përplasja mes trashëgimisë hebraike të shumicës dhe shpresave të pakicës është shumë më tepër se një përplasje armiqësore. Edhe sot e majta dhe e djathta hebraike i konsiderojnë arabët e Izraelit si një nga sfidat më të mëdha të së ardhmes së vendit. Izraelitët i druhen shumë së fundmi humbjes së betejës demografike me arabët. Situata është e ndërlikuar, sepse arabët janë të bindur që pavarësisht se kanë kaluar 60 vjet, Izraeli është një fenomen kalimtar. Një avokat për arabët thotë: "Unë dua që t‘i bind hebrenjtë se një shtet hebre nuk është zgjidhja e duhur për ta". Çështja e tokës është një nga më delikatet dhe të dhimbshmet. Në të gjithë Izraelin, veçanërisht në veri të tij, ndodhen mbetjet e dhjetëra fshatrave jo shumë të banuar të palestinezëve, që ngjajnë si vraga në peizazhin e vendit dhe të kujtojnë konfliktin që në vitin 1948 i dha jetë shtetit izraelit. Në to jetojnë ende disa vendas dhe pasardhësit e tyre, të gjithë tashmë qytetarë arabo-izraelitë. Atyre u ndalohet që të shtrihen më tutje këtyre zonave, ndërkohë që shtrirja synohet nga popullsia hebraike. Ajo çka shumë arabë duan, është rikthimi në këto zona, në tokat ku lindën dhe nuk u lanë të rriten. Shumë arabë duan të lënë qytetet dhe të rikthehen për të punuar tokën dhe kultivuar prodhimet e preferuara bujqësore, sikurse kanë bërë arabët për breza me radhë. Për të realizuar këtë ëndërr, shumë arabë i janë drejtuar gjykatës. Dhe nuk bëhet fjalë për arabë që ndihen të humbur në qytet. Jo. Një pjesë e mirë e tyre janë të shkolluar e me profesione të nderuara, nga të cilat mund të nxjerrin fitime të mira. Megjithatë, si arabë kanë mall e dëshirë të kthehen në tokat e tyre, çka do të thotë njëherazi që të sfidojnë politikën e shtetit në të cilin jetojnë. "Ne na ndalohet të përdorim tokën tonë, pasi politika vendase do që ajo të mbetet e gatshme dhe e lirë për të pritur zgjerimet e hebrenjve, jo arabëve. Ime bijë, që është mjeke, nuk bën dallime mes pacientëve arabë dhe atyre hebrenj. Përse duhet atëherë ta bëjë shteti një gjë të tillë?", thotë një arab 70-vjeçar i vendosur në Tel Aviv. Përgjigjja ka të bëjë me thelbin e Sionizmit, që është lëvizja e rilindjes hebraike dhe e kontrollit të tokave ku lulëzoi shteti hebre mbi 2000 vjet më parë.
Të ruash parajsën
"Toka është prezencë. Nëse do të jesh prezent këtu, duhet të kesh tokën tënde. Vendi nuk është shumë i madh. Nëse do t‘ia lëshosh arabëve, atëherë ajo nuk mund të mbushet më nga hebrenjtë e tjerë jashtë vendit, që do të duan të kthehen në atdhe", thotë një studiues hebre. Një shtet palestinez konsiderohet si një zgjidhje e mundshme për tensionet në Gaza dhe Bregun Perëndimor, por nëse do të lindte ndonjë konflikt serioz mes arabëve dhe hebrenjve që janë nënshtetas të Izraelit, çështja do të ishte shumë më serioze dhe e ndërlikuar. Antagonizmi është karakteristikë për të dyja palët. Shumë arabo-izraelitë shprehin solidaritetin e tyre me vëllezërit palestinezë në tokat e pushtuara. Të tjerë lëvdojnë Hezbollahun, grupin anti-izraelit në Liban, ndërkohë që arabë të tjerë në Parlament akuzojnë vazhdimisht Izraelin për nazizëm. Gjithë kaq, shumë rabinë hebrenj të ekstremit të djathtë ua kanë ndaluar hebrenjve që t‘u shesin arabëve banesa, apo t‘i punësojnë ata. Një pjesë jo e vogël hebrenjsh janë shprehur përmes sondazheve të ndryshme, se janë në favor të transferimit të të gjithë arabëve jashtë Izraelit, si pjesë e zgjidhjes së dy shteteve, një këndvështrim ky që një dhjetëvjeçar më parë konsiderohej shumë ekstremist. Arabët në Izrael e refuzojnë këtë ide, pjesërisht sepse ata preferojnë më mirë qartësinë e rregullave të një shteti si Izraeli, me një demokraci që sipas tyre ka probleme, se sa ndonjë sistem hibrid, që mund të krijohej në një shtet të ri palestinez. Ky mendim është pjesë e paradoksit që përjetojnë arabët e Izraelit. Inati i tyre është shtuar, por njëherazi me të është rritur edhe ndjenja e përkatësisë në Izrael. Në fakt, niveli i ankthtë i bisedimeve mes të dyja palëve mund të të japë idenë e një situate tensioni të vazhdueshëm. Në fakt, bashkekzistenca arabo-hebraike, në shumë zona të Izraelit është paqësore dhe e mbarë dhe qeveria ka marrë masa për shkollimin, infrastrukturën dhe punësimin e arabëve izraelitë. "E dimë se arabët kanë nevojë për më shumë tokë dhe se fëmijët e tyre duan një vend ku të jetojnë. Po punojmë për të ndërtuar një qytet arab në veri të vendit dhe qëllimi ynë kryesor është që të ndërthurim në një të vetme dy ekonomitë që ekzistojnë në Izrael, pra atë hebraike dhe arabe", thotë një zyrtar i lartë i Kryeministrisë. Megjithatë, të gjithë e ndjejnë se nuk ka edhe shumë kohë. Disa nga fshatarët e shpërngulur arabë, që tani pretendojnë të rifitojnë tokat e tyre, e kanë çuar çështjen në gjykatë. Historia e tyre është pjesë e një tjetre shumë më të madhe: Pas votës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në vitin 1947, për dy shtete në Palestinë, një arab dhe një hebre, militantët arabë vendas dhe mbështetësit e tyre rajonalë organizuan sulme ndaj vendbanimeve hebraike si kundërpërgjigje ndaj vendimit të OKB-së për ekzistencën e shtetit hebre. Këto sulme morën kundërpërgjigjen e forcave sioniste. Qindra fshatarë palestinezë u evakuuan nga vendbanimet dhe fshatrat u shkatërruan thuajse tërësisht. Refugjatët palestinezë të mbetur pa tokë e pa shtëpi shkuan në Jordani, Liban, Gaza nën supervizionin e egjiptianëve. Por pati edhe nga ata fshatarë, si ata që sot kërkojnë me gjyq tokat e tyre, që qëndruan në Izrael. Ata u bënë qytetarë të shtetit të ri dhe morën premtime për trajtim të barabartë me hebrenjtë, gjë që në fakt nuk u realizua kurrë. Ata që u lanë apo u nxorën me forcë nga fshatrat e tyre, nuk u lejuan që të rikthehen pas mbarimit të trazirave. 60 vitet e fundit i kaluan vetëm disa kilometra larg vendbanimeve të dikurshme, duke parë tokën e tyre të banohej nga hebrenjtë e ardhur rishtazi në Izrael, një pjesë e të cilëve ishin të keqtrajtuar në kampet naziste, ose i kishin ikur shtypjes së komunistëve në Bashkimin Sovjetik. Në vitin 1953, Parlamenti izraelit vendosi që të 300 mijë akrat e tokës së fshatrave të mësipërme të shndërroheshin në pronë shtetërore në dispozicion të të ardhurve të tjerë hebrenj. Arabët që [pretendojnë sërish tokat e tyre, e bazojnë këtë pretendim në faktin se taka nuk po përdoret nga askush dhe se është lënë djerrë. Ata janë të gatshëm ta punojnë dhe ta sjellin sërish në gjendjen e para 60 viteve. Deri tani çështja e tyre është humbur në gjykatë, por ata vazhdojnë të këmbëngulin deri në fund. Edhe pse shumë gjëra janë përmirësuar me kalimin e viteve për të krijuar një bashkëjetesë sa më normale, nuk është e vështirë që të vësh re diferencat në jetesën e arabëve dhe hebrenjve. Ato janë të dukshme në arsim, shëndetësi, punësim dhe në buxhetin e qeverisë. Familjet arabe janë tre herë më të varfra se ato hebraike dhe sipas një studimi të qeverisë izraelite, njolla e turpit të diskriminimit ndaj arabëve duhet të fshihet sa më shpejt. Sipas zyrtarit të lartë pranë Kryeministrit hebre, ndoshta do të jetë e mundur një ditë për disa arabë që të rikthehen në fshatrat ku kanë lindur, por kjo do të ndodhë vetëm si pjesë e procesit të integrimit dhe pajtimit. Përndryshe, sipas tij, hebrenjtë e Izraeli do të frikësohen dhe do të mendojnë se mos arabët do të duan rifitimin e territoreve që i humbën gjatë luftës së vitit 1948.
Tensionet rajonale
Për shumë izraelitë, sfida e ngritur nga arabët nuk mund të ndahet nga ajo çka ata i konsiderojnë si rreziqe në rajon: rritja e influencës së Iranit, shtimi i radikalizmit islamik, shqetësimi për një tjetër luftë me Libanin apo Gazën. Sipas një eksperti izraelit të luftës, sa herë që ushtria e vendit të tij përgatitet për ndonjë konflikt të mundshëm, merr parasysh edhe mundësinë e një kryengritje të arabëve izraelitë. Shumë të tjerë besojnë se (dhe kjo është një pikë ku arabë e hebrenj bien në një mendje) se pa një zgjidhje të çështjes së Bregut Perëndimor apo Gazës tensionet e brendshme nuk do të fashiten. Për shkak të pesimizmit në lidhje me bisedimet e paqes parashikimet nuk duken fort të ndritshme.