Kuvendi do të rishkruajë ligjin për procedurat tatimore
Vendimi i Gjykatës Kush
tetuese për të shfuqizuar
të ashtuquajturin ligj i
gjobave, e ka detyruar qeverinë
të ngrijë edhe projektligjin e ri të
Procedurave Tatimore. Burime
zyrtare nga Ministria e Financave
thanë për gazetën se neni 107 i
këtij ligji, që kushtëzon
parapagimin e gjobës dhe detyrimit
pa i dhënë biznesit mundësinë
e ankimimit do të rishkruhet.
Por këtë radhë, nuk do të jetë
qeveria ajo që do të riformulojë
ligjin, por deputetët e Kuvendit.
"Ministria e Financave e ka nxjerrë
variantin përfundimtar të saj
dhe nuk mund ta riformulojë më
atë. Tashmë i takon Kuvendit që
të bëjë ndryshime në projektligj",
thanë burimet e mësipërme. Fillimisht
projektligji do të diskutohet
në Komisionin Kuvendor të
Ligjeve. Ajo që është e sigurtë
është fakti se pjesa e parapagimit të gjobës do të hiqet, por ende
nuk dihet se çfarë qëndrimi do të
mbajnë deputetët për
parapagimin e detyrimit, ndonëse
nuk përjashtohet mundësia që të
preket edhe kjo pikë. Në fakt
ndërkombëtarët kanë pasur rezerva
edhe për pjesën e parapagimit
të detyrimit, ndonëse pritet që të
shprehen shumë shpejt edhe
publikisht për këtë. Qeveria
ndodhet tashmë në presion, jo
vetëm nga biznesi, por edhe nga
ndërkombëtarët për të riparë
edhe një herë ligjin, i cili deri më
tani është mbrojtur me këmbëngulje
nga qeveria nën argumentin
e luftës kundër informalitetit.
Pushteti i tatimorëve
Pika më e kundërshtuar nga
biznesi te projektligji i Procedurave
Tatimore ka të bëjë me
vlerësimin tatimor. Neni 71 i këtij
projektligji parashikon një sërë
rastesh kur tatimet mund të bëjnë
vlerësim tatimor me metoda alternative,
të cilat sipas biznesit u
japin pushtet absolut tatimorëve.
Sipërmarrësit thonë se me këtë
draft ata janë në kushte të pabarabarta
me shtetin. "Konfindustria"
ka kërkuar rrëzimin e të gjithë ligjit
dhe riformulimin e tij nga e para.
Një nen tjetër mjaft i kundërshtuar
nga biznesi në këtë ligj është
edhe ai që i jep të drejtën Tatimeve
për të bllokuar dhe sekuestruar
pasuritë e biznesit, për të
arritur deri në shitjen e tyre. Ligji
i procedurave tatimore është i
akti i fundit më i rëndësishëm i
reformës fiskale të qeverisë së
djathtë. Më parë qeveria kishte
ndërmarrë një sërë nismash të
tjera, në kuadër të luftës kundër
informalitetit, edhe këto mjaft të
kundërshtuara nga biznesi. Ligji
i vjetër i gjobave u pasua nga përcaktimi
i pagave, çmimet dhe
normat e fitimit referencë. E
gjithë kjo situatë ka filluar sakaq
të japë efektet e para. Fondi Monetar
i kërkoi kujdes qeverisë në
marrëdhëniet me biznesin, të
cilat sipas FMN-së janë acaruar
dhe që mund të ndikojnë për keq
në ekonomi.
tetuese për të shfuqizuar
të ashtuquajturin ligj i
gjobave, e ka detyruar qeverinë
të ngrijë edhe projektligjin e ri të
Procedurave Tatimore. Burime
zyrtare nga Ministria e Financave
thanë për gazetën se neni 107 i
këtij ligji, që kushtëzon
parapagimin e gjobës dhe detyrimit
pa i dhënë biznesit mundësinë
e ankimimit do të rishkruhet.
Por këtë radhë, nuk do të jetë
qeveria ajo që do të riformulojë
ligjin, por deputetët e Kuvendit.
"Ministria e Financave e ka nxjerrë
variantin përfundimtar të saj
dhe nuk mund ta riformulojë më
atë. Tashmë i takon Kuvendit që
të bëjë ndryshime në projektligj",
thanë burimet e mësipërme. Fillimisht
projektligji do të diskutohet
në Komisionin Kuvendor të
Ligjeve. Ajo që është e sigurtë
është fakti se pjesa e parapagimit të gjobës do të hiqet, por ende
nuk dihet se çfarë qëndrimi do të
mbajnë deputetët për
parapagimin e detyrimit, ndonëse
nuk përjashtohet mundësia që të
preket edhe kjo pikë. Në fakt
ndërkombëtarët kanë pasur rezerva
edhe për pjesën e parapagimit
të detyrimit, ndonëse pritet që të
shprehen shumë shpejt edhe
publikisht për këtë. Qeveria
ndodhet tashmë në presion, jo
vetëm nga biznesi, por edhe nga
ndërkombëtarët për të riparë
edhe një herë ligjin, i cili deri më
tani është mbrojtur me këmbëngulje
nga qeveria nën argumentin
e luftës kundër informalitetit.
Pushteti i tatimorëve
Pika më e kundërshtuar nga
biznesi te projektligji i Procedurave
Tatimore ka të bëjë me
vlerësimin tatimor. Neni 71 i këtij
projektligji parashikon një sërë
rastesh kur tatimet mund të bëjnë
vlerësim tatimor me metoda alternative,
të cilat sipas biznesit u
japin pushtet absolut tatimorëve.
Sipërmarrësit thonë se me këtë
draft ata janë në kushte të pabarabarta
me shtetin. "Konfindustria"
ka kërkuar rrëzimin e të gjithë ligjit
dhe riformulimin e tij nga e para.
Një nen tjetër mjaft i kundërshtuar
nga biznesi në këtë ligj është
edhe ai që i jep të drejtën Tatimeve
për të bllokuar dhe sekuestruar
pasuritë e biznesit, për të
arritur deri në shitjen e tyre. Ligji
i procedurave tatimore është i
akti i fundit më i rëndësishëm i
reformës fiskale të qeverisë së
djathtë. Më parë qeveria kishte
ndërmarrë një sërë nismash të
tjera, në kuadër të luftës kundër
informalitetit, edhe këto mjaft të
kundërshtuara nga biznesi. Ligji
i vjetër i gjobave u pasua nga përcaktimi
i pagave, çmimet dhe
normat e fitimit referencë. E
gjithë kjo situatë ka filluar sakaq
të japë efektet e para. Fondi Monetar
i kërkoi kujdes qeverisë në
marrëdhëniet me biznesin, të
cilat sipas FMN-së janë acaruar
dhe që mund të ndikojnë për keq
në ekonomi.