është mirë të mos jesh i pari
Të dalësh i fundit në një garë apo ko
mpeticion sigurisht që nuk i
pëlqen askujt. Në sport ashtu si në
politikë e në çdo fushë të jetës, sytë dhe
duartrokitjet drejtohen nga ata që mbërrijnë
të parët. Megjithatë, kush arrin ta
çojë një garë deri në fund nuk e meriton
aspak titullin e humbësit. Për shembull
provoni të merrni pjesë në maratonën e
42.192 km. Nuk është për t‘u habitur se
edhe ai që ka dalë i fundit e ka një motiv
për t‘u krenuar. Të vraposh aq shumë
nuk është e lehtë. Nga ana tjetër në histori,
ditët e fundit (dhe ndonjëherë orët
e fundit) kanë të njëjtën rëndësi si hapat
e para të një epoke të re. Fundi i një epoke
shënohet shpesh nga ngjarje të mëdha
dhe simbolike që mbahen mend nga të
gjithë. Si rënia e Murit të Berlinit në vitin
1989. Më poshtë do të lexoni personazhe
të harruara apo të bërë të famshëm pikërisht,
sepse kanë mbërritur të fundit.
Kampionët ndryshe
Në Lojërat Olimpike të Athinës në
2004-ën, Familay Fonseca ishte e ishte e
vetmja atlete e Republikës së Sao Tomes
dhe Principe: arriti e 52-ta në 20 km vrap,
plot 15 minuta me vonesë nga vendi i
parë. Në olimpiadën e Lojërave Dimërore
të Calgary-t (Canada) në vitin 1988, anglezi
Minchael "Eddie" Edwards për
gjithçka që ishte e mundur për t‘u klasifikuar
i fundit në garën e hedhjes nga
trampolina. E, në fakt, ia doli mbanë. Doli
i 58-ti nga 58 atletë në hedhjen nga trampolina
prej 70 metrash dhe i 55-ti ndër 55
atletët në hedhjen nga 90 metra.
Meqenëse ishte hera e parë që një altet
britanik merrte pjesë në këtë disiplinë,
arriti të vendoste edhe një rekord kombëtar.
Për më tepër, flaka olimpike e
Lojërave të 20-ta dimërore të Torinos u
shua në 22:06 të 26 shkurtit të vitit 2006
dhe ai që tha fjalën e fundit ishte lituanezi
Olegs Andrejevs, që në disiplinën e tij,
kishte dalë i fundit me dy orë diferencë
nga vendi i parë.
I pari, por i fundit
Duke u kthyer edhe njëherë tek olimpiadat
verore, Eric Moussambani, notar i
Guinesë Ekuatoriale kishte mësuar të
notonte vetëm nëntë muaj para fillimit të
Olimpiadës së Sidneit në vitin 2000. I kompletuar,
dhe i shoqëruar nga entuziazmi
i publikut, në 100 metra stil i lirë arriti të
vendoste 1‘52‘‘e 72 të qindat, që u cilësua
si më e keqja e të gjitha kohërave. E
meqenëse 2 kundërshtarët u skualifikuan
për nisje të gabuar, Eric arriti ta
kalonte edhe pse koha e arritur e pengoi
që ta kalonte "turnin". Me pak fjalë, Eric u
rendit i fundit në renditjen e përgjithshme.
"Nuk doja të garoja në 100 metra,
por trajneri im donte kështu. Unë mendoja
se ishte shumë", i deklaroi
gazetarëve.
Shkronja e fundit
Z-ja para se të bëhej shkronja e fundit
e alfabetit latin, ishte shkronja e shtatë e
alfabetit fenik. Më pas z-ja, u bë shkronja
e shtatë e alfabetit klasik grek që përfundonte
me omega. Për shekuj me radhë
latinët nuk e kishin fare shkronjën z (shkronja
e fundit i atij alfabeti ishte x. Më pas
u fut nga fundi i shekullit I për të shkruar
më mirë fjalët greke, duke u vendosur në
fund të alfabetit.
Gjyqe dhe gjykata
Dënimi i fundit për magjira u bë në
Bavari në vitin 1728, ndërsa procesi i fundit
gjyqësor ndaj një shtrige u bë në
Kemten, në Gjermani në vitin 1755.
Brenda hekurave
Njeriu i fundit që u mbyll në Kullën e
Londrës, fortesa-burg ku mes shumë të
tjerëve kanë qenë të burgosur edhe Anna
Bolena (gruaja e Henrikut VIII)dhe Tooso
Moro, ishte zyrtari i lartë nazist, Rudolf
Hess, në vitin 1941. Hess ishte mbajtur në
Angli për të negociuar për paqe me Wiston
Churchill. I dënuar me vdekje në gjyqin
e Nurembergut, vdiq në vitin 1987.
28 vjet ndarje
Kanë qenë 171, (ose sipas burimeve
të tjera 239) njerëzit e vrarë në tentativën
për të kaluar Murin e Berlinit nga vitit
1961, viti i krijimit të tij në natën mes 9
dhe dhjetë nëntorit të 1989-ës, kur u
shemb nga berlinezët e lindjes dhe
perëndimit. Viktima e fundit ishte Chris
Geoffroy, në shkurtin e vitit 1989. E fundit
nga 5 mijë tentativa arratisjeje ndodhi
prillin e po atij vitit, vetëm gjashtë
muaj para rënies së Murit.
Viti i ri më 25 mars?
Për ne dita e fundit e vitit është 31 dhjetori,
ndërsa për romakët e vjetër, sipas
kalendarit julian, dita e fundit e vitit ishte
25 marsi që ishte edhe Viti i Ri.
Meqenëse për të bërë kalimin nga një
ditë në tjetrën nuk ishte mesnata, por
perëndimi. Në kalendarin julian, dhjetori
ishte muaji i dhjetë, ashtu siç duket
edhe nga emri.
Fundjava
Në disa vende gjen kalendarë kur dita
e fundit e javës është e shtuna dhe jo e
diela. Kjo sepse për hebrenjtë, dita e shtatë
e javës është pikërisht e shtuna. Ishte
pikërisht kjo dita, sipas Gjenezës, kur
Zoti u çlodh pas krijimit (shabath do të
thotë të çlodhesh. Vetëm me futjen e javës
në botën romako-kristiane (shekulli IV)
e diela u bë një ditë festive, në të cilën
kujtohet ringjalljen e Krishtit. Por edhe
pse për myslimanët dita që i dedikohet
Zotit është e premtja, moda e fundjavave
dhe cikleve të punës në perëndim, tashmë
e njëjtë në të gjithë botën, kanë bërë
që të përforcohet ideja që java përfundon
të dielën.
Fjalët e fundit
Shumë personazheve të famshëm të
së kaluar u janë atribuuar fraza që janë
bërë të famshme dhe kanë ngelur në
kujtesën e të gjithëve. Për shembull:
"bëni më shumë dritë...(J.W Gëte, shkrimtar
gjerman 1749-1832), "Natën e
mirë", (Bajroni, poeti anglez), "Ndaloi",
(Joseph H. Green, mjek anglez kur e kuptoi
se zemra e tij nuk rrihte më), "Duartrokisni
miqtë e mi, komedia përfundoi",
Ludwing Van Beethoven, kompozitor
gjerman.
Ndalohet duhani
Prej disa dhjetëra vitesh në Amerikë, e
drejta e të dënuarit me vdekje për të pirë
cigaren e fundit u hoq, gjë që nuk ka lidhje
me shëndetin e të burgosurit: tani
pothuajse në të gjitha burgjet amerikane
është e ndaluar të pish duhan, e drejtë që
më parë ishte e vendosur me ligj.