Izraeli: Do reagojmë ndaj vjedhjes së kartave të kreditit

Izraeli është betuar se do të reagojë ndaj hakerit që ka publikuar hollësitë e mijëra kartelave të krediteve izraelite.
Zëvendës ministri i punëve të brendshme, Deni Ajalon tha se sulmet e tilla janë shkelje e sovranitetit, që mund të krahasohen me një operacion terrorist dhe paralajmëroi se Izraeli ka aftësinë për t`u kundërpërgjigjur.
Deklaratat e tij erdhën një ditë pasi një haker, i cili e ka theksuar se ndodhet në Arabinë Saudite, tha se kishte publikuar në Internet informacione private të kartave të kreditit të mijëra izraelitëve.
Agjencia e lajmeve Reuters raporton se kompanitë e kartave të kreditit thonë se rreth 25 mijë numra të llogarive janë publikuar.