E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri i Algjerisë refuzon dorëheqjen

 "Do të qëndroj në detyrë dhe nuk do të jap dorëheqjen. Vendimi për dorëheqjen e qeverisë i takon atij që e emëroi", deklaroi Ouyahia në një konferencë shtypi.

"Nuk mund të marr vendim në vend të presidentit Abdelaziz Bouteflika. Askush nuk mund ta bëjë këtë në vend të tij", shtoi ai. Ouyahia, kreu i Grumbullimit kombëtar demokratik, RND, në pushtet, bëri të ditur gjithashtu se nuk i trembet një koalicioni të partive pro Islame gjatë zgjedhjeve të ardhshme. Sipas kryeministrit, këto zgjedhje pritet të zhvillohen në pesëmbëdhjetëditëshin e parë të majit. /Start/

                                                                                             2012-01-08 13:29
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›