Izraeli: Hezbollahu po planifikonte të na sulmonte si Hamasi më 7 tetor

Teksa Izraeli ka filluar një operacion tokësor kundër Hezbollahut në Liban, zëdhënësi i IDF-së, Daniel Hagari ka deklaruar se grupi terrorist po planifikonte të përdorte fshatrat pranë kufirit për “të organizuar një sulm stilit të 7 tetorit në shtëpitë izraelite”.
“Hezbollahu i ktheu fshatrat libaneze pranë fshatrave izraelite në baza ushtarake tashmë për një sulm ndaj Izraelit,” thotë ai.
Hagari thotë se grupi terrorist kishte planifikuar “të pushtonte Izraelin, të sulmonte komunitetet izraelite dhe të masakronte burra, gra dhe fëmijë të pafajshëm. Ata e quajtën këtë plan: “Pushto Galilenë”.
“Ne nuk do të lejojmë që 7 tetori të ndodhë përsëri në asnjë nga kufijtë tanë” është zotuar Hagari, pothuajse një vit pasi rreth 3 mijë terroristë të udhëhequr nga Hamasi depërtuan përtej kufirit në Izrael nga toka, ajri dhe deti, duke vrarë rreth 1200 njerëz dhe morën peng 251 pengjeve, kryesisht civilë, mes akteve brutaliteti dhe sulmeve seksuale, duke ndezur luftën e vazhdueshme në Gaza.
/rtsh.al/