E Hënë, 2 Nëntor 2026

Grevë në portet e SHBA-së, punëtorët kërkojnë rritje pagash dhe ndalje të automatizimit

Punonjësit e porteve kryesore në SHBA hynë të martën në grevë, et, duke ndërprerë kështu qarkullimin  e kontejnerëve të mallrave. Lëvizja, e para e tillë në 50 vitet e fundit, erdhi pas dështimit të negociatave për një kontratë të re gjashtëvjeçare pune mes sindikatës ndërkombëtare të Longshoremen që përfaqëson 45 mijë punonjës të porteve  me grupin e punëdhënësve të aleancës detare të ShBA-së.  

Sindikata e punëtorëve të porteve e bëri me dije se që në orët e para të kësaj të marte do të mbylleshin të gjitha portet duke filluan nga Maine deri në Teksas, pasi kishte refuzuar propozimin e grupit të punëdhënësve, që sipas sindikatës nuk përmbushte kërkesat e anëtarëve të saj për ratifikimin e një kontrate të re pune.

Kreu i sindikatës u shpreh se punëdhënësit si kompania Maersk nuk kishin ofruar rritjet e kërkuara të agave dhe nuk kishin rënë dakord për ndaljen e projekteve të automatizimit të porteve. “Jemi të përgatitur të luftojmë dhe të vijojmë grevën deri sa të sigurojmë pagat dhe mbrojtjen kundër automatizimit që anëtarët tanë meritojnë”, theksoi presidenti i sindikatë. 

Greva ndërkohë ka shqetësuar bizneset në vendin të cilat merren me import-eksport. Nga ajo preken 36 porte përmes të cilave importohen dhe eksportohen mallra që nga bananet  deri tek veshjet dhe automjetet. Presidenti Xho Bajden ka fuqi ta pezullojë grevën për një periudhë 80 ditore për mbajtjen e negociatave të tjera, por shtëpia e bardhë bëri me dije se Bajden nuk ka ndërmend të ndërhyjë.

/RTSH/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›