Bregu: Raporti dëshmi e suksesit: PS të vijë në Kuvend
“Deklaratat e presidencës suedeze dhe komisonerit Rehn se vendi pas këtyre zgjedhjeve është në një pozitë më të mirë për sa i përket perspektivës evropiane, janë konfirmim i përgjegjshmërisë me të cilën qeveria shqiptare ka zbatuar dhe do të zbatojë të gjitha detyrimet që afrojnë vendin më shumë me Bashkimin Evropian”, tha gjatë një konference për shtyp.
Bregu tha se duke u bazuar në raport, “zgjedhjet 28 qershorit në Shqipëri kanë shënuar progres qenësor në lidhje me regjistrimin e zgjedhësve, procesin e identifikimit të tyre, votimin, numërimin dhe shqyrtimin e ankesave; një raport ky që është i ngjashëm me raportet e vendeve të tjera në rajon e Evropë; një vlerësim ky i merituar për qytetarët shqiptarë që dhanë verdiktin për të ardhmen e tyre në 28 qershor, dua t’i bëj edhe një herë thirrje opozitës të mos e nëpërkëmbin me bojkote të pamoralshme procesin më të rëndësishëm, atë të Shqipërisë evropiane”.
Ajo ka ftuar Partinë Socialiste që t’i lexojë mesazhe të tilla me syrin dhe paanësinë e partnerëve të Shqipërisë në Evropë. “E ftoj opozitën e Ramës që të vijë në parlament e të dëshmojë se plotësimi i detyrimeve për të qenë sa më shpejt në Bashkimit Evropian, është detyrimi politik e qytetar i gjithkujt që ka kërkuar dhe ka marrë votën e shqiptarëve në 28 qershor për të realizuar sa më parë ëndrrën e përbashkët evropiane”, tha më tej ministrja e Integrimit.