E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli: Morsi ta vazhdoj marrëveshjen e paqes

Zyrtarët më të lartë të Izraelit i kanë dërguar letra të ndara presidentit të ri të Egjiptit, Mohamed Morsi, me të cilat i kanë uruar postin e ri dhe kanë bërë thirrje për vazhdimin e paqes ndërmjet dy vendeve fqinje.

Letrat nga presidenti Shimon Peres dhe kryeministri Benjamin Netanjahu, paraqesin komunikimet e para të zyrtarëve të lartë izraelitë me presidentin Morsi, i cili dje në Kajro u betua në këtë post.

Prej përmbysjes së ish presidentit Hosni Mubarak, zyrtarët izraelitë ishin të shqetësuar për marrëdhëniet e ardhshme me Egjiptitn.

Këto shqetësime ishin thelluar pas fitores së Mohamed Morsit nga Vëllazëria Myslimane, në zgjedhjet presidenciale në Egjipt.

Letrat e zyrtarëve të lartë izraelitë dërguar presidentit të Egjiptit, tregojnë se sa e rëndësishme është për Izraelin, marrëveshja paqësore me Egjiptin e vitit 1979.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›