Izraeli: Nuk marrim urdhra nga presidenti amerikan Obama
Tel-Aviv - Izraeli nuk merr urdhra nga presidenti amerikan Barak Obama. Kjo është deklarata e ministrit izraelit të Ambientit, Gilad Erdan, lëshuar dje në parlamentin e këtij vendi. Reagimi i Erdanit erdhi pas pohimit të Obamës për krijimin e dy shteteve, atij izraelit dhe palestinez.
“Izraeli nuk merr urdhra nga Obama. Duke votuar për Netanjahun qytetarët vendosën të mos bëhen shteti i 51-të i SHBA-ve”, deklaroi Gilad Erdan. Ministri izraelit i Ambientit tha ndër të tjera se Izraeli do të veprojë vetëm në bazë të interesave të tij.