PS në alarm për kartat
Tiranë -Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi sot, se me hyrjen në NATO, u rrit barra e përgjegjësisë për Shqipërinë, duke nënkuptuar këtu zgjedhjet. “Zgjedhjet që vijnë janë provimi i parë i Shqipërisë në NATO. Kohë për të humbur nuk ka në qoftë se nuk duam ta humbasim këtë provim. Kur mbeten edhe vetëm 83 ditë nga të parat zgjedhje të Shqipërisë në NATO, hija e dështimit të këtij provimi të parë, të demokracisë tonë, është përditë e më kërcënuese. Kur mbeten edhe vetëm 83 ditë nga të parat zgjedhje të Shqipërisë në NATO, qindra mijëra qytetarë e qytetare kërcënohen në të drejtën e tyre themelore të zgjedhjes për shkak se nuk paguajnë dot kartën e identitetit”-theksoi Rama nga selia e Partisë Socialiste.
Sipas tij, qeveria vazhdon të mbajë në fuqi, një taksë të mirëfilltë vote, që të varfrit nuk e përballojnë dot.“Ne i themi qeverisë të dëgjojë zërin e arsyes duke hequr taksën e votës dhe duke dhënë falas kartën e identitetit për votim. Nuk ka më kohë për të humbur”-vijoi kreu socialist.
Ai i ka kujtuar qeverisë, që karta e identitetit lidhet ngushtësisht me të drejtën e votës dhe kjo e drejtë nuk mund të shitet nga qeveria dhe as nuk mund të blihet nga qytetari. “Ne shpresojmë dhe urojmë që qeveria shqiptare do të jetë në lartësinë e provimit të parë të Shqipërisë në NATO, që janë zgjedhjet e 28 Qershorit dhe nuk do të bëhet në asnjë mënyrë shkaktare e një dështimi historik”-përfundoi shefi i opozitës.