EULEX çel zyrtarisht zyrën në Prishtinë
Prishtinë -Në Prishtinë është çelur sot zyrtarisht selia kryesore e misionit civil evropian në Kosovë, EULEX. Për këtë arsye, pritet që ky mision të deklarojë e plotë operativ në Kosovë. Në një njoftim të lëshuar nga zyra e EULEX-it, bëhet e ditur se zyra kryesore do të jetë ish-ndërtesa e Farmedit në Prishtinë.
Sipas një komunikate për media të Zyrës për informim të EULEX-it, bëhet e ditur se ky mision është bërë operativ që nga 9 dhjetori i vitit të kaluar, ndërsa theksohet se, deri më tani ka pasur numër të madh të sukseseve që kur EULEX-i ka filluar të implementojë mandatin e tij në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e Kosovës.