E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli: Ofensiva në Gaza në fillim të fazës përfundimtare

Tel-Aviv - Mark Regev, zëdhënësi i kryeministrit izraelit Ehud Olmert në deklaratën, ku i referohej të dërguarve të nisur sot drejt Kajros dhe Uashingtonit, për të diskutuar mbi kushtet e armëpushimit të ofruar nga Hamas, u shpreh se besonte që do të ndodheshin në fazën përfundimtare pasi të informoheshin nga Amos Gilad dhe Tzipi Livni.

"Mund të zhvillohet një takim i kabinetit të sigurisë dhe aty do të merret një vendim", deklaroi Mark Regev.

Në qarqet qeveritare izraelite thuhet se vendimi mund të merret këtë të premte apo të shtunën. Livni do të konsultohet me qeverinë amerikane për ndërprerjen e kontrabandës së armëve për Hamasin, ndërsa Gilad në Kajro do të bisedojë për propozimin e Hamasit. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, pas bisedimeve me krerët palestinezë, i ka bërë thirrje Izraelit për shpalljen e njëanshme të armëpushimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›