Kriza, bie kërkesa botërore për naftë
Paris - Për herë të parë nga viti 1982-83, në vitin 2009 parashikohet të ketë një rënie ulje të kërkesës botërore për naftë. Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, shkak për këtë është kriza ekonomike, e cila ka pushtuar mbarë tregjet botërore. Në një raport mujor për naftën, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë ka vërejtur ulje të kërkesës botërore për naftë në 2009 me një milion fuçi naftë në ditë duke arritur në 85,3 milionë fuçi naftë në ditë, citon AFP. Kështu, konsumimi i naftës është ulur këtë vit me 0,6 për qind.