Lideri i Hamasit: Nuk pranojmë kushtet e Izraelit
Katar - Lideri i Hamasit i Halid Meshal ka deklaruar se nuk do të pranojë kushtet e menduara nga Izraeli për armëpushim. Ai ka thënë se populli palestinezë do të vazhdojë të rezistojë kundrejt sulmeve gjakatare të izraelitëve, që deri më tani kanë shkaktuar në mbi 1000 viktima. Pjesëmarrës në një konferencë të organizuar për Gazën në Katar, ai u bëri thirrje vendeve pjesëmarrëse që të shkëpusin çdo lidhjeje me Izraelin.