E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli dënon ashpër deklarat e Chavez në Iran

"Qëndrimi dhe deklaratat e bëra nga Hugo Chavez janë të padenja për popullin venezuelian, një vend besnik dhe mik i Izraelit'', konfirmoi zëdhënësi i Ministrisë izraelite të Punëve të Jashtme, Yigal Palmor.

Sipas tij, presidenti Chavez nuk është në lartësinë e traditës bolivariane të historisë së vendit të tij. Ai i referohet Simon Bolivarit, heroit të shekullit të 19 të pavarësisë të kolonive spanjolle në Amerikën Latine. Presidenti Chavez, aleati kryesor i Teheranit në Amerikën Latine, mbështeti programin bërthamor të kundërshtuar të Iranit.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›