E Diel, 1 Nëntor 2026

Përballë Danimarkës, vetëm Bogdani sulmues

Ajo që bie më shumë në sy është spostimi i Klodian Duros përpara mbrojtjes. Mesfushorit elbasanas do t’i besohet nje rol “alla Pirlo”: 31-vjeçari do të jetë ndërtuesi i parë i aksioneve të Kombëtares shqiptare. Një “dirigjent” i mirëfilltë.
 
Vizioni dhe klasi i lartë (jo i panjohur) që mesfushori i Apollon Limasolit tregoi në miqësoren me Qipron, e kanë bindur Kuzhen se ai është lojtari më i përshtatshëm për këtë rol, mbi të gjitha pas “sakrifikimit” të radhës të Lorik Canës në qendër të mbrojtjes.

Nëpërmjet këmbëve të tij do të kalojë shpërndarja e topave te të gjithë lojtarët e tjerë. Lëvizja duket se është e menduar mire: Duro është i aftë të vertikalizojë topa në kundërsulmet e shpejta, por nuk tërhiqet mbrapa as kur bëhet fjalë për të dueluar me kundërshtarët.

Në rolin e mesfushorit përpara mbrojtjes deri tani ka qëndruar gjithmonë Ervin Bulku. Ndryshimi në skemë bën që lojtari i Krivbasit të spostohet disi më përpara, madje i është kërkuar edhe që të shtyjë gjatë aksioneve sulmuese, e pse jo të provojë edhe portën me gjuajtje nga distanca.

Skela do të luajë i spostuar djathtas, ndërsa detyra më e vështirë që vlonjatit i është caktuar për takimin kundër danezëve është që të mendojë edhe për fazën mbrojtëse.

Në repartin difensiv konfirmohet aktivizimi i Ansi Agollit, i cili do të zëvendësojë të dëmtuarin Vangjeli.
Ai do t’i bashkohet Dallkut, Canës dhe Currit. Balotazhi i vetëm për një fanellë titullari është ai ndërmjet Jahmir Hykës dhe Gilman Likës, me këte të fundit që duket më i favorizuar për të luajtur në krahun e majtë të mesit të fushës.

Hamdi Salihi do të jetë me 100 për qind në fushe, në skemën me dy sulmues të teknikut kroat, megjithatë, i vetmi që do të ketë detyra ofensive të “deklaruara” është Erjon Bogdani. Të gjithë të tjerët duhet të mendojnë më parë për mbrojtjen, për të siguruar të paktën një barazim.
start/top channel

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›