Izraeli dhe Libani arrijnë marrëveshjen “historike” për kufirin detar

Kryeministri izraelit ka bërë me dije se Libani dhe Izraeli kanë arritur një marrëveshje historike për demarkimin e kufirit detar midis vendeve. Ndonëse me shtrirje të kufizuar, marrëveshja do të shënojë një kompromis të rëndësishëm midis shteteve me një histori lufte, duke hapur rrugën për eksplorimin e energjisë në det të hapur dhe duke lehtësuar tensionet e fundit.
“Kjo është një arritje historike që do të forcojë sigurinë e Izraelit, do të injektojë miliarda në ekonominë e Izraelit dhe do të sigurojë stabilitetin e kufirit tonë verior”, tha Yair Lapid.
Presidenti libanez, Michel Aoun, tha më herët se kushtet e draftit përfundimtar të marrë nga i dërguari amerikan Amos Hochstein kënaqnin Libanin dhe ai shpresonte se marrëveshja do të shpallej sa më shpejt të jetë e mundur.
/rtsh.al/