Venezuela përballet me përmbytje historike, rrëshqitja e dherave i merr jetën 36 personave, 56 të tjerë të zhdukur

Ka shkuar në 365 numri i viktimave nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dherave në rajonin Las Tejerias të Venezuelës, ndërsa 56 të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Vendi po përballet me reshje jashtëzakonisht intensive që nga muaji shtator, që kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dherash në Las Tejerias, i cili ndodhet në anë të një masivi malor, ku banojnë 50 mijë banorë.
“Fatkeqësisht, kemi 36 persona të vdekur deri më tani dhe 56 të zhdukur”, njoftoi dje përmes Twitter ministri i Brendshëm Remigio Sebagios.
Qindra shtëpi janë shkatërruar nga vërshimi i baltës. Zëvendëspresidentja Delsy Rodriguez raportoi se 317 shtëpi u shkatërruan plotësisht dhe 757 të tjera u dëmtuan nga rrëshqitjet e dheut.
Ndërkohë Presidenti Nicolas Maduro, ka shpallur gjendjen e fatkeqësisë./ CNN.gr
/rtsh.al/