E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izraeli dhe Palestina marreveshje per lirimin e 104 te burgosurve palestineze

Autoriteti palestinez ka mirëpritur vendimin e izraelit per te liruar 104 te burgosur. 

qeveria izraelite i dha driten jeshile projektligji qe kerkon te hidhet ne referendum marreveshja e paqes me palestinezet. Tashme kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu duhet te binde kabinetin e tij per projektligjin, ndersa tha se e dinte qe projektligji eshte i dhimbshem per kombin. 
“Vendimi ka si qellim te ndihmoje rinisjen e bisedimeve per paqen qe jane parashikuar per te henen ne uashington. 

Por shume izraelite nuk jane dakord me vendimin. Nje banor i jeruzalemit shprehet. “eshte vendimi me i keq, sidomos nga pikepamja e mbrojtjes, per te mos permendur drejtesine. Vrasesit nuk duhet te lirohen, duhet te vriten”, tha ai. 

Ndersa lirimi, ehste nje lajm i mire per familjaret e te burgosurve. Amber abi Sarhan, vellai i nje te burgosuri palestinez shprehet”. Sot jemi shume te kënaqur me lajmin se te burgosurit do te lirohen, por ne shpresojmë se kjo nuk do te kete si shkëmbim nje çmim te dhimbshëm per ceshtjen palestineze”. 

Nderkohe ne rruget e Ramallah, shume palestineze kane demostruar kunder nisjes se bisedimeve te paqes, pasi nuk pranojne qe toka palestineze te mund te jete pjese e nje marreveshje paqeje. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›