E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli dhe SHBA deklarata kontradiktore për raketat në Mesdhe

Autoritet izraelite dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë deklarata kontradiktore sa i takon 2 predhave balistike të lëshuara sot drejt pjesës lindore të Mesdheut.

Pas konstatimit nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, e cila njoftoi se radarët e saj kishin regjistruar 2 predha balistike në Mesdhe, Izraeli konfirmoi faktin teksa sqaroi se ato ishin një test i përbashkët me SHBA.

Por, nga ana tjetër nëpërmjet një deklarate për shtyp, SHBA kanë mohuar faktin të kenë lëshuar raketa në Mesdhe. Amerika ka vendosur luftanije në Mesdhe, në kuadër të përgatitjeve për aksion të mundshëm ushtarak kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad, në Siri.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›