Izraeli dhe militantët e Gazës bien dakord për armëpushim
Izraeli dhe militantët palestinezë të Xhihadit Islamik (PIJ) në Rripin e Gazës kanë rënë dakord për një armëpushim këtë mbrëmje.
Burimet cituan negociatat të ndërmjetësuara nga Egjipti. Izraeli dhe PIJ ende nuk kanë komentuar mbi këtë çështje.
Të martën, Izraeli filloi sulmet ajrore në Gaza, duke thënë se kishte në shënjestër komandantët e PIJ-së që kishin planifikuar sulme. PIJ u përgjigj duke gjuajtur një breshëri raketash në qytetet izraelite.
Të paktën 33 palestinezë në Gaza janë vrarë, rreth gjysma e tyre civilë, që nga e marta,ka njoftuar më herët ministria palestineze e shëndetësisë atje. 147 persona të tjerë janë plagosur. Gjashtë drejtues të lartë të grupit militant janë vrarë.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
