Fundosja e anijes, Topi mesazh ngushëllimi presidentit bullgar Parvanov

Presidenti Topi i ka dërguar një mesazh ngushëllimi Presidentit bullgar, Georgi Parvanov për viktimat e aksidentit tragjik të fundosjes së anijes "Ilinden" në liqenin e Ohrit, në të cilin Kryetari i Shtetit shkruan:
"Me keqardhje dhe hidhërim të thellë mësova për aksidentin tragjik të fundosjes së anijes turistike "Ilinden" në ujrat e Liqenit të Ohrit me 73 persona në bord, pjesa më e madhe e të cilëve ishin qytetarë bullgarë.
Në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, më lejoni t'ju përcjell ju si Kryetar i shtetit bullgar dhe nëpërmjet jush familjarëve të të gjitha viktimave ngushëllimet më të thella e të sinqerta për këtë humbje të rëndë thuhet në mesazhin e ngushëllimit!
Ju lutem, pranoni Zoti President, ndjenjat e mbështetjes dhe solidaritetit të sinqertë të popullit shqiptar në këto momente të rënda të kësaj tragjedie njerëzore." - përfundon mezazhi ngushëllues i Presidentit të Shqipërisë drejtuar Presidentit Parvanov.