E Martë, 3 Nëntor 2026

Izraeli, luftimet në Gaza do vijojnë, Afrika e Jugut nis procedurat për të dërguar Tel Avivin në Hagë për gjenocid

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se lufta kundër Hamasit është në kulmin e saj, por shtoi se ajo duket se do të vazhdojë për muaj të tërë. “Beteja është në kulmin e saj dhe po luftojmë në të gjitha frontet. Arritja e fitores do të kërkojë kohë. Qëllimi është shkatërrimi i Hamasit në Gaza, çmilitarizimi dhe zhdukja e radikalizmit në mënyrë që të parandalohet çdo përsëritje e vrasjeve dhe rrëmbimeve të 7 tetorit”, u shpreh Netanyahu në një konferencë për shtyp në Tel Aviv.

Megjithatë numri i jetëve të humbura në Gaza vijon të rritet çdo ditë. Sipas ministrisë së shëndetësisë në Gaza, që nga fillimi i luftimeve kanë humbur jetën gati 22 mijë cicvile, 70% e të cilëve janë gra dhe fëmijë.

OKB thotë se më shumë se 85 për qind e 2.4 milionë banorëve të Gazas janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe se 40% e popullsisë vuan nga uria. Republika e Afrikës së Jugut ndërkohë ka nisur procedurat kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkomëbatre të Drejtësisë në Hagë, ku Izraeli pritet të akuzohet për gjenocid ndaj palestinezëve. Kombi afrikan mundet ta inicjojë këtë procedurë, pasi ky shtete së bashku me Izraelin janë nënshkrues të Konventës së Gjenocidit.

Duke thënë se “veprimet dhe mosveprimet e Izraelit janë gjenocidale”, pasi ato u ndërmorën me qëllimin “për të shkatërruar palestinezët në Gaza si pjesë e grupit më të gjerë kombëtar, racor dhe etnik palestinez”, Afrika e Jugut tashmë ka kërkuar nga Haga që të urdhërojë shtetin hebre që të ndalojë sulmet. Por, Benjamin Netanyahu e quajti “të rreme” akuzën për “gjenocid” në Rripin e Gazë. “Nuk jemi ne që kemi ardhur për të kryer gjenocid, është Hamasi. Ne do të vazhdojmë luftën tonë të mbrojtjes, e cila është më e justifikuara dhe më e moralshmja”,- tha ai.

/RTSH/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›