Izraeli gjen trupat e pajetë të gjashtë pengjeve të marra nga Hamasi

Trupat e pajetë të gjashtë pengjeve izraelitë në Gaza janë marrë gjatë natës në një operacioni ushtarak në Khan Younis.
Në një njoftim të përbashkët, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) dhe Agjencia Izraelite e Sigurisë (ISA) bënë me dije se bëhet fjalë për Yoram Metzger, Alexander Dancyg, Avraham Munder, Chaim Peri, Nadav Poppleëell dhe Yagev Buchshtab.
Të gjithë, përveç Munder, ishin shpallur të vdekur muajt e fundit nga ushtria izraelite.
“Sonte forcat tona kthyen trupat e gjashtë prej pengjeve tanë që mbaheshin nga organizata terroriste vrasëse Hamas”, tha kryeministri izraelit Benjamin Netanjah (Netanyahu) në një deklaratë, duke falënderuar ata që u përfshinë në operacion për “trimërinë dhe veprimin e tyre të vendosur”.
“Zemrat tona dhembin për humbjen e tmerrshme,” tha ai.
Aktualisht janë 109 pengje izraelite që mbahen në Gaza, duke përfshirë 36 që besohet të jenë të vdekur, sipas të dhënave nga Zyra e Shtypit e Qeverisë izraelite.
/rtsh.al/