E Martë, 3 Nëntor 2026

Mbytja e jahtit në Siçili, flet për herë të parë nga spitali kapiteni James Catfield

Kapiteni i jahtit Bayesian James Catfield, ka folur për herë të parë nga spitali ku merr ndihmën e duhur mjekësore, një ditë pas tragjedisë. Ai deklaroi se nuk e vunë re tornadon.

“Nuk e pamë që po vinte”, ishte deklarata e shkurtër e tij.

Jahti Bayesian u përmbyt në Sicili teksa ishte ankoruar 500 metra larg bregut.

Në bordin e anijes ishin 22 persona, nga të cilët 6 rezultojnë të zhdukur.

Varka ishte 56 metra e gjatë dhe katër britanikë janë në mesin e të zhdukurve.

Pesëmbëdhjetë njerëz u shpëtuan, duke përfshirë gruan e Lynch, Angela Bacares, dhe një fëmijë u transportua me helikopter në spitalin e fëmijëve në Palermo. Tetë persona janë shtruar në spital në total, sipas zyrës së bashkisë. Një person u gjet i pajetë. Ndërsa në mesin e të zhdukurve janë: manjati britanik i teknologjisë Mike Lynch dhe vajza e tij 18-vjeçare Hannah; Jonathan Bloomer, kryetar i Morgan Stanley Bank International; Judy Bloomer, gruaja e Bloomer; Chris Morvillo, avokat i Clifford Chance.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›