"Banda e Durrësit", shtyhet përsëri gjyqi
Replika të ashpra kanë karakterizuar seancën e djeshme në ngarkim
të 16 të akuzuarve si pjesëtarë të Bandës së Durrësit në Gjykatën e
Krimeve të Rënda, e cila është shtyrë sërish për shkak të mungesës së
avokatëve mbrojtës. Një nga avokatët mbrojtës, Riza Icka, ka kërkuar
ndarje të çështjeve, duke e argumentuar me shtyrjen e shpeshtë të
gjyqeve, ndërsa ka akuzuar gjykatën për shkelje të ligjeve. Kjo kërkesë
nuk është marrë parasysh nga trupi gjykues, i cili është larguar nga
salla. Më 11 dhjetor, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi që seanca
ndaj 16 të akuzuarve si anëtarë të "Bandës së Durrësit", të zhvillohet
dy herë në javë. Ky vendim erdhi pas shtyrjeve të shumta të seancave
gjyqësore, që duket se po vënë në rrezik të tërë procesin, për shkak
të përfundimit të afateve të paraburgimit për të pandehurit, të cilët
ndodhen në qeli që prej vitit 2005. Gjyqi ndaj të 16 të akuzuarve për
krime të rënda ka nisur që prej 17 qershorit të vitit 2007 dhe deri në
seancën e sotme nuk ka mundur të dëshmojë asnjë prej 105 dëshmitarët
e thirrur nga prokuroria, ndërsa nuk është dëgjuar dhe rrëfimi
i të penduarit Adriatik Coli, dëshmia e të cilit konsiderohet si prova
më e fortë në proces.