Viti i Ri, dhurohen para për fëmijët e policëve të vrarë
Ministria e Brendshme dhuron shpërblime për 160 fëmijë të policëve
të vrarë në krye të detyrës. Ditën e djeshme ky institucion
zhvilloi një veprimtari me rastin e festave të fund vitit me fëmijët e
punonjësve të policisë të rënë në krye të detyrës. Në këtë veprimtari,
ku merrnin pjesë rreth 160 fëmijë, ishin të pranishëm edhe zëvendësministrja
e Brendshme, Iva Zajmi dhe drejtori i Përgjithshëm i
Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi. Të gjithë fëmijëve të pranishëm në
këtë veprimtari iu shpërndanë dhurata të ndryshme të siguruara nga
kompani biznesi, që iu bashkuan kësaj nisme me karakter human.
Ndërkohë, të gjithë fëmijëve nën 18
vjeç iu dhuruan edhe nga 11500 lekë,
ndërsa fëmijëve mbi 18 vjeç nga 7
mijë lekë, fonde këto të siguruara nga
Ministria e Brendshme, Drejtoria e
Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe
donatorë të ndryshëm. Zajmi shprehu
në emër të Ministrisë së Brendshme
respektin dhe mirënjohjen e thellë për
të gjithë ata punonjës policie që dhanë
jetën në krye të detyrës, në shërbim
të forcimit të rendit dhe sigurisë së
qytetarëve. Zëvendësministrja, në
fjalën e saj theksoi mbështetjen dhe
inkurajimin për fëmijët e punonjësve të policisë të rënë në krye të
detyrës, në drejtim të edukimit, arsimimit dhe të ardhmes së tyre në
shoqëri. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, u
shpreh se çdo pjesëtar i Policisë së Shtetit përulet me respekt para
sakrificës sublime të të gjithë atyre punonjësve të policisë që dhanë
jetën në mbrojtje të gëzimit të çdo fëmije dhe një të ardhmeje të sigurt
për të gjithë ne. Edhe në ditët e shkuara, policia ka organizuar një sërë
aktivitetesh në rrethe të vendit për fëmijët e policëve të vrarë, duke u
shpërndarë dhurata të financuara nga biznesi.