Izraeli i kërkon ndjesë Egjiptit për policët e vrarë në Gaza

Ministri i Brendshëm i Izraelit ka shprehur keqardhje për vdekjen e policëve egjiptian në Gaza. Forcat izraelite vranë pesë policë të Egjiptit por sipas ministrit izraelit, Ehud Barak veprimi ka qenë i pakonfirmuar. Ai tha se kishte urdhëruar një kërkim të përbashkët me ushtrinë e Egjiptit. Incidenti ka bërë që Egjipti të marrë në konsideratë tërheqjen ambasadorit nga Tel Avivi.
Ndërsa para ambasadës izraelit në Egjipt janë mbledhur shumë qytetarë të irrituar nga kjo ngjarje. Ata kanë hequr flamurin e Izraelit duke e zëvendësuar atë më flamurin e Palestinës.
Zëdhënësi i qeverisë egjiptiane tha se ende nuk është marrë ndonjë vendim lidhur me ketë çështje, ndërsa theksoi se Izraeli do të mbajë përgjegjësi politike dhe legale për vdekjen e pesë policëve. Tension mes Izraelit dhe Egjiptit është rriturpas sulmeve që Izraeli ka ndërmarrë mbi Gazën ndërsa dy vendet kanë 30 vite që kanë nënshkruar marrëveshjen e paqes.
Nën regjimin e Mubarakut mes dy vendeve kishte marrëdhënie të qëndrueshme pas konflikteve historike. Dy ditë më parë avionët ushtarakë izraelitë vranë gabimisht në kufirin me Egjiptin pesë roje kufitare egjiptiane. Sipas burimeve nga ushtria egjiptiane, avioni luftarak izraelit po ndiqte një grup të armatosur që dyshohej se ishte autor i sulmeve në qytetin Neghev ku gjetën vdekjen 7 persona. Ushtarët egjiptianë ndodheshin në rrezen e bombardimit të avionëve izraelitë.