E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama, thirrje Kongresit për vendeve të reja pune

Presidenti Barak Obama ka ripërsëritur thirrjen e tij drejtuar Kongresit për të vendosur interesat e vendit përpara interesave politike dhe të punojnë për hapjen e vendeve të reja të punës për amerikanët.
Obama mbajti fjalimin e tij të përjavshme nga një komunitet agrar në shtetin Ilinois, ku i bëri thirrje Kongresit të miratojë një ligj për ndërtimin e rrugëve, urave dhe projekteve të tjera që hapin vende pune në infrastrukturë. Presidenti amerikan u bëri thirrje ligjvënësve që të miratojnë ligjin e taksave i cili u mundëson familjeve të kursejnë 1 mijë dollarë në vit. Sipas tij anëtarët e Kongresit të cilët po merren me lojëra politike po e mbajnë vendin prapa. Por Obama nuk ka nguruar të prezantojë edhe një nismë të re për krijimin e vendeve të reja të punës në fillim të shtatorit, pas kthimit të kongresit nga pushimet e verës.
Ndërkohë në fjalimin e republikanëve, guvernatori Ohio John Kejsik u bëri thirrje anëtarëve të partisë së tij për të punuar me demokratët, por paralajmëroi që të mos bëhet kompromis me parimet e tyre.
Të premten, qeveria tha se shkalla e papunësisë muajin e kaluar u rrit në 28 shtete përfshirë kryeqytetin i vendit, Uashington. Nëntë shtete regjistruan ulje të nivelit të papunësisë kruse në 13 shtete tjera niveli i papunësis nuk ka ndryshuar. Niveli i papunësisë në Shtetet e Bashkuara ka mbetur në kuotën 9 për qind, në nuvelin më të lart në dy vitet e fundit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›